Fjalë Kyçe

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 795 raste të reja me koronavirus

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 795 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, janë kryer 2.352 testime, prej të cilave 320 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 795 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

236 raste në Tiranë, 58 në Durrës, 52 në Korçë, 51 në Vlorë, 50 në Berat, 42 në Fier, 35 në Krujë, 29 në Pogradec, 27 në Kukës, 20 në Gjirokastër, nga 19 raste në Shkodër, Sarandë, 18 në Tropojë, 16 në Gramsh, 15 në Mirditë, 13 në Tepelenë, 12 në Mallakastër, nga 11 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, 10 në Kuçovë, nga 7 raste në Has, Dibër, nga 5 raste në Lushnje, Delvinë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, Kolonjë, 3 në Devoll, 1 në Kavajë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.230 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 439 pacientë, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetar nga Korça 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Kavaja, nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur ngrumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (23 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore  795

Të shëruar ne 24 orë   388

Të shtruar në spitale   439

Humbje jete në 24 orë     17

Testime ditore   2.352

Testime totale  175.200

Raste pozitive  33.556

Raste të shëruara  16.230

Raste Aktive    16.610

Humbje jete  716

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8463

Fier    1257

Durrës 1222

Korçë    934

Shkodër   885

Elbasan 804

Vlorë     834

Lezhë    689

Berat     527

Gjirokaster 469

Kukës    375

Dibër 151.