Fjalë Kyçe

Shqipëri: 21 të vdekur dhe 819 raste të reja me koronavirus

Shqipëri: 21 të vdekur dhe 819 raste të reja me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 21 viktima dhe 819 raste të reja me koronavirus nga 3372 testime të kryera, ndërsa janë shëruar 838 qytetarë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19.663 vaksinime, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste janë identifikuar në këto bashki: 300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipërisë janë regjistruar 112.897 raste pozitive, prej tyre 75.190 janë shëruar, 35.768 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 1.939 pacientë./tch