Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1440 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 172 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 190 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.