Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se sot janë regjistruar 661 raste të reja me coronavirus nga 2108 testime.
Në 24 orët e fundit 13 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin. Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.