Fjalë Kyçe

Shqipëri: Bie numri i viktimave nga COVID-19

Shqipëri: Bie numri i viktimave nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre persona si pasojë e infektimit me COVID-19.

Tutje, Ministria thotë se nga 2 mijë e 592 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 467 persona.

Sipas MSH-së në këto 24 orë janë shëruar 691.

Ministria e Shëndetësisë  gjithashtu, i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.