Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, gjashtë qytetarë.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 475 qytetarë të infektuar me COVID-19.
Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë raste active me koronavirus janë 7 mijë e 360 pacientë në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.