I pyetur për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kryeministri Edi Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer.
“Do të kishim vënë Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është.”, tha Rama për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë.