Fjalë Kyçe

Shqipëri: Mbi 500 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID-19

Shqipëri: Mbi 500 të infektuar dhe 6 humbje jete nga COVID-19

Gjashtë pacientë ndërruan jetë nga COVID-19 sot në Shqipëri.

Nga 3677 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 566 qytetarë.

Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 513 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.