Fjalë Kyçe

Shqipëri: Zemaj nderohet me medaljen “Misionar i Paqes dhe zhvillimit Martin Luther King”

Shqipëri: Zemaj nderohet me medaljen “Misionar i Paqes dhe zhvillimit Martin Luther King”

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, është nderuar në Shqipëri me “Misionar i Paqes dhe zhvillimit Martin Luther King”.

Misioni Diplomatik Ndërkombëtar, për motivimin e opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, si ministri më i mirë në Kosovë dhe Ballkan kundër COVID-19.

Zemaj tha se ndihet i nderuar me vlerësimin që po i bëhet punës.

“Puna gjithmonë duhet të jetë ekipore dhe e përbashkët, ndërsa disiplina, përgjegjësia është nderim, bekim, përkushtim i çdo njërit nga ne, aty ku jemi dhe ku veprojmë”.

Ai tutje ka thënë se për të gjithë suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë popujt e botës, falënderim i veçantë i takon qytetarëve të Kosovës, mjekëve, profesionistëve shëndetësor, Policisë së Kosovës dhe të gjithë atyre që janë angazhuar në frontin e përbashkët kundër COVID-19.