Fjalë Kyçe

Shqipëria heq vizat për vendet e Gjirit Persik

Shqipëria heq vizat për vendet e Gjirit Persik

Sipas shifrave të qeverisë, vitin e shkuar, por dhe nga të dhënat paraprake për këtë vit, ka një interes të shtuar të turistëve që vijnë nga vendet e Gjirit Persik.

Për këtë arsye për 4 vende të këtij rajoni, por dhe për Tajlandën, është marrë vendimi në Këshillin e Ministrave për lehtësimin e regjimit të vizave.

Ministri Hasani kur u pyet nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme, që e dënoi Fredi Blerin me dy vite, do të reflektohen në qëndrimin bllokues të qeverisë greke për integrimin, zgjodhi të mos bëjë komente.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësimit europian. Çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”.

Në mbledhjen e të mërkurës, qeveria vendosi që ta kalojë nën varësinë e Ministrisë së Jashtme, Agjencinë Kombëtare të Diasporës, strukturë që do të jetë përgjegjëse për të gjitha çështjet që lidhen me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit./Tv Klan