Fjalë Kyçe

Shqipëria me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon

Shqipëria me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon

Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon.

Sipas një raporti të EUROSTAT, Shqipëria shënon 10.3 vdekje foshnjore për 1 mijë lindje.

Kjo normë është sa dyfishi i mesatares rajonale.

Pas Shqipërisë, Kosova renditet me normën më të lartë në rajon me 8.7 foshnje të vdekura për 1 mijë lindje. Më pas vijnë Maqedonia e veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012.