Fjalë Kyçe

Shqipëria mund të ja marr Kosovës edhe një yll tjetër

Shqipëria mund të ja marr Kosovës edhe një yll tjetër

Në dy grumbullimet e fundit në Mars dhe Qershor, trajneri i Kosovës Bernard Challandes e ka ftuar edhe mesfushorin Florent Hasani.

Megjithatë anëtari i skuadrës Diosgyor nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe kjo e lë të hapur mundësinë që ai mund të zgjedh të vazhdoj karrierën edhe me Shqipërinë.

Hasani nuk ishte inkuadruar asnjë minutë madje as në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që para se të zgjedhte Kosovën, lojtari nga Vushtrria ka qenë i kërkuar edhe nga Shqipëria.