Nga 1,908 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, 422 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Dhjetë pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. Ndërkaq, janë shëruar 631 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 28,752, njofton Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.
Në Kosovë në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 264 raste të reja pozitive me koronavirus.
Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1262. Tre të vdekur janë nga Prishtina (82, 80, 76 vjeç), nga një në Gjilan (64 vjeç), Mitrovicë (64 vjeç), Prizren (71 vjeç). 264 raste pozitive dolën nga testimi i 990 mostrave.