Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2,980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 8 qytetarë.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.
Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2980