Fjalë Kyçe

Shqipëria shënon 3 të vdekur dhe 161 raste të reja me koronavirus

Shqipëria shënon 3 të vdekur dhe 161 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar të dhënat mbi pandeminë e COVID-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 161 raste me COVID-19, ndërkaq tre qytetarë kanë humbur jetën.

Atualisht në dy spitalet coronavirus në Shqipëri po marrin mjekim 188 pacientë, ku 21 janë në terapi intensive dhe shtatë të tjerë ndodhen të intubuar.

Përkundër rasteve të reja të regjistruara ajo që shuhet si pozitive lidhet me numrin e të shëruarve. Sipas Task-Forcës, 97 qytetarë të prekur me COVID-19 kanë arritur të mposhtin me sukses virusin agresiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2206, Durrës 489, Shkodër 338, Lezhë 237, Elbasan 210, Korçë 176, Fier 160, Vlorë 145, Kukës 130, Berat 78, Gjirokastër 40, Dibër 42.