Fjalë Kyçe

Shqipëria shënon një tjetër rekord të zi: 12 të vdekur dhe 775 raste të reja me koronavirus

Shqipëria shënon një tjetër rekord të zi: 12 të vdekur dhe 775 raste të reja me koronavirus

Autoritete shëndetësore në Shqipëri kanë njoftuar të hënën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 12 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 775 raste të reja pozitive.

Numri i rasteve pozitive ka dalë nga kryerja e 2.698 mostrave të dyshimta.

Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 1.567 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë prekur 93.850 veta.

Gjatë 24-orëshit të fundit janë shëruar 972 persona. Raste aktive në Shqipëri janë 34.547.