Fjalë Kyçe

Shqipëria shënon rekord të zi, 16 të vdekur dhe 1240 raste të reja me Covid

Shqipëria shënon rekord të zi, 16 të vdekur dhe 1240 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është shënuar rekord i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit, derisa janë regjistruar 1,239 raste të reja me COVID-19 në 4,562 testime të kryera.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.