Fjalë Kyçe

“Shqiponjat e Zeza” kërkojnë sqarim nga “Dardanët”

“Shqiponjat e Zeza” kërkojnë sqarim nga “Dardanët”

Tifo-grupi ‘Shqiponjat e Zeza’ jemi thellë të indinjuar që nuk do të kemi mundësi të përcjellim dhe ta përkrahim Përfaqësuesen e Kosovës, në përballje ndaj Bullgarisë, shkruan Gazeta Alo.

Reagimi i ‘Shiponjave të Zeza’ në faqen e tyre zyrtare.

Tifo-grupi ‘Shqiponjat e Zeza’ jemi thellë të indinjuar që nuk do të kemi mundësi të përcjellim dhe ta përkrahim Përfaqësuesen e Kosovës, në përballje ndaj Bullgarisë, për shkakun se tifozët tanë kanë mbetur pa bileta. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e mos përgjegjësisë të disa individëve dhe ne kërkojmë urgjentisht sqarime nga kryesia e tifozëve ‘Dardanët’ për motivet se pse tifozëria jonë është lënë anash në shpërndarjen e biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës, kur dihet që ne kemi përkrahur pa rezervë dhe gjithmonë Përfaqësuesen tonë, madje edhe kur ajo zhvillonte ndeshjet jashtë Kosovës (në Shkodër). Neve nuk na është dhënë ndonjë informacion se pse kemi mbetur pa bileta dhe pas mbledhjes që tifozët tanë kanë mbajtur kemi vendosur të dalim me këtë shkresë dhe të shprehim indinjatën tonë për këto veprimeve të Kryesisë së tifozërisë ‘Dardanët’. Andaj ne si tifoz jemi shumë të revoltuar dhe si rrjedhojë e kësaj jemi duke u konsultuar për hapat e mëtutjeshëm që do t’i ndërmarrim si tifozë.

Me Respekt,
Kryesia e ‘Shqiponjave të Zeza’. /Gazeta Alo