Fjalë Kyçe

Shqiptarët e Amerikës kundër Bidenit: I kërkoi falje Serbisë për bombardimet

Shqiptarët e Amerikës kundër Bidenit: I kërkoi falje Serbisë për bombardimet

Organizata “Albanians for Trump” (“Shqiptarët për Trumpin”) kanë publikuar një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përmes së cilës kanë bërë thirrje që presidenti i tanishëm amerikan të votohet për një mandat të dytë.

Ndër të tjera, kjo organizatë e ka përmendur edhe çështjen e Kosovës si arsye për ta përkrahur kreun e tanishëm të Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë letër  Biden akuzohet gjithashtu për kërkim falje ndaj Serbisë për bombardimet e NATO-s dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kandidati Biden i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s që çliruan Kosovën dhe ishte ai që riparoi dhe rehabilitoi marrëdhëniet me Serbinë. Vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale, kandidati Biden propozoi një marrëveshje mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por për tetë vjet, Biden duke shërbyer si zëvendëspresident, nuk bëri asgjë tjetër përveç se e la Kosovën të pambikëqyrur dhe të harruar plotësisht”, thuhet ndër të tjera në letër.