Fjalë Kyçe

Shqiptari vdes pas një gjilpëre, përlot bashkëshortja e 33-vjeçarit me postimin në Facebook

Shqiptari vdes pas një gjilpëre, përlot bashkëshortja e 33-vjeçarit me postimin në Facebook

Dje në media qarkulloi lajmi se një 33-vjeçar u gjet i pajetë në Korçë në banesën e tij dhe se dyshohej për shkaqe natyrale.

Lajmi është hedhur poshtë nga kushëriri i tij që ka rrëfyer për JOQ Albania se i ndjeri Erind Zhupani ndërroi jetë duke qënë plotësisht i shëndetshëm vetëm pasi bëri një gjilpërë në spital.

Për humbjen e të riut ka reaguar bashkëshortja me të cilën Erindi ka një vajzë të vogël.

Ajo ka postuar një status të ndjerë në Facebook ku thotë se me ikjen e tij ai e la vetëm dhe se ëndrrat e tyre mbetën në mes.

Ndërsa tregon edhe se po përjeton një dhimbje e cila është shumë e vështirë për t’u përballuar.

Statusi i bashkëshortes së 33-vjeçarit në Facebook:

Ti i dhe kuptim jetes sime , ti zemra ime sot me le vete dhe nderpreve enderrat tona ne mes ,o shpirti im jeta paska qene shume e padrejte me ne ,ti do te mbetesh gjithmone ne zemren time kudo qe te jem ,shpirti im po ndjen nje dhimbje qe mezi po e perballoj.