Fjalë Kyçe

Shqiptarin nuk e ndal as koronavirusi: Del me Porsche te rruga ‘B’ dhe për 5 sekonda arrin shpejtësinë 100 km/h

Shqiptarin nuk e ndal as koronavirusi: Del me Porsche te rruga ‘B’ dhe për 5 sekonda arrin shpejtësinë 100 km/h

Një shofer kosovar ka bërë vozitje të ‘çmendur’ midis Prishtinës, duke e kap shpejtësinë 100 kilometra në orë për 5 sekonda, me Porschen e tij, shkruan Gazeta Metro.

Kosova po përballet me pandeminë COVID-19, ku shumë qytete janë izoluar e gjithashtu edhe lëvizja e qytetarëve është kufizuar.

Por një shofer nga Prishtina nuk e ka ka ndalur koronavirusi që të bëjë xhiro të rrezikshme në Prishtinë.

Në një video të publikuar në ‘Marakli t’kerreve’, një shofer ka xhiruar veten e tij tek rruga ‘B’ në kryeqytet, derisa ka pasur një start shumë të shpejtë.

Për 5 sekonda, shoferi me veturën e tij Porsche arrin shpejtësinë 100 kilometra në orë, në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 kilometra në orë.

Kjo rrugë është njëra ndër rrugët më të frekuentuara në Prishtinë dhe pikërisht në këtë rrugë nga shpejtësia e madhe e veturave, vitin e kaluar e kishin pësuar edhe dy femra, kur u goditen nga një veturë për vdekje.

Video e publikuar dje, nuk dihet se a është bërë saktësisht në këtë kohë të pandemisë apo më herët./gazetametro.net