Fjalë Kyçe

Shqiptarit në Shtërpcë ia djegin bagerin

Shqiptarit në Shtërpcë ia djegin bagerin

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, një shqiptari të Shtërpcës i është djegur ekskavatori.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orën 4:00 të mëngjesi të djeshëm, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin ekskavatorit të një shqiptari në Shtërpcë.

Sipas njoftimit, njësiti i hetuesisë dhe krimteknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se ishte dëmtuar edhe një ekskavator tjetër.

Policia thotë se nuk është raportuar për të lënduar.