Shiriti për shpëtim jete me përkushtim të guximshëm i është dorëzuar nënoficeres zvicerane me prejardhje shqiptare. Antigona Kalimashi ishte personi i parë që ka marrë deri sot një shirit CdA, thuhet në një njoftim të publikuar në një postim në faqen e FB-së të Ushtrisë së Zvicrës. Ky çmim i është dhënë asaj nga Shefi i Ushtrisë, për arritje të jashtëzakonshme, iu dorëzua nënoficeres së lidhjeve nga Shkolla e Shpëtimit 75 për një veprim të saj të guximshëm.
Antigona Kalimashi kishte shpëtuar një grua që kishte rënë para rrotëve të trenit në stacionin hekurudhor në Freiburg. Ajo e ka shpëtuar gruan nga gjakderdhja duke përdorur rripin e saj të uniformës.
https://www.facebook.com/armee.ch/photos/a.556881021446957/904129193388803/?type=3&theater