Fjalë Kyçe

Shqiptohet dënimi i parë në Kosovë për shtrenjtimin e vajit në 3.49 euro

Shqiptohet dënimi i parë në Kosovë për shtrenjtimin e vajit në 3.49 euro

Kryetari i Komunës së Skënderajit, Fadil Nura, ka njoftuar se ka gjobitur me 1 mijë euro një dyqan afaritst, që kishte ngritur çmimin e vajit në 3 euro e 49 centë.

Përmes një postimi në Facebook, Nuraj ka thënë se ky ndëshkim do të vazhdojë për të gjithë ata që tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

“Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme!

Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve.

Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit.

Zero tolerancë për abuzuesit!