Fjalë Kyçe

SHSKUK-ja jep 210 mijë euro për 500 shërbime funeralesh për rastet me COVID-19

SHSKUK-ja jep 210 mijë euro për 500 shërbime funeralesh për rastet me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë 210 mijë euro në një tender për kryerjen e 500 shërbimeve për funerale për rastet me COVID-19.

Blerim Nreci është fitues i tenderit për të cilin është njoftuar në faqen online të prokurimit të enjten. Tenderi vlerë të parashikuar kishte shifrën prej 275 mijë eurosh, ndërsa Blerim Nreci, që ka fituar tenderin, kishte ofertuar në vlerë prej 210 mijë eurosh.

Në tenderin të cilin e ka fituar Blerim Nreci është përfshirë edhe përgatitja e trupave të vdekur nga COVID-19 për varrim.

Në këtë tender kishin aplikuar edhe dy kompani të tjera, të cilat u shpallën të pasuksesshme për shkak se kishin ofertuar me çmim më të lartë.

Deri tash në vend janë regjistruar 373 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të gjithë është dashur të varrosen në procedura të veçanta.