Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë sot të ditur se është në hall me qentë endacakë.
SHSKUK bën të ditur se në një njoftim se prania e qenve endacakë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira.
“Duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë.
Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacakë në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë”, bëhet e ditur në njoftim.
Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.
“Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhet tutje.