Fjalë Kyçe

Shtatë largime nga Juventus në fund të stinorit

Shtatë largime nga Juventus në fund të stinorit

Sipas Sportmediaset, janë 7 largimet e mundshme nga Juve në fund të këtij sezoni, shkruan GazetaAlo.

Barzagli do të tërhiqet dhe Caceres nuk do të qëndrojë.

Mund të largohet edhe Alex Sandro. Në mesfushë Pjanic dhe Douglas Costa mund të largohen nëse vijnë oferta të larta.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Dybalan.

Për sa i përket Ronaldos, e ardhmja është e paqartë por gjithsesi sipas Sportmediaset, ka më shumë gjasa që portugezi të largohet vitin tjetër për të mbylur karrieren në USA. /GazetaAlo