Fjalë Kyçe

Shtatë mitet që ka shkatërruar presidenca Trump

Shtatë mitet që ka shkatërruar presidenca Trump

Nga Andrew Bacevich

Ironia, paradoksi, kontradikta, tmerri. Këto janë ato që përcaktojnë kohën në të cilën jetojmë. Nga njëra anë, presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara, është një gënjeshtar i paturpshëm. Nga ana tjetër, presidenca e tij u ofron amerikanëve të ballafaqohen me mite, rreth mënyrës se si funksionon aktualsht vendi i tyre.

Donald Trump është artisti i dështuar i klasit të parë. Megjithatë, i gjitha “arti i tij” reflekton kohën në të cilën është prodhuar. Brenda shumë gënjeshtrave, ka grimca të së vërtetës. Më lejoni të ofroj 7 shembuj ilustrues të miteve, që presidenca Trump ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë.

Miti nr.1: Qëllimi i qeverisë, është të avancojë të mirën e përbashkët

Në politikën moderne amerikane, koncepti i së mirës së përbashkët, nuk ka më ndonjë kuptim praktik. Dhe nuk ka pasur për dekada të tëra. Në fakt, popullariteti i Trump me “bazën” e tij të mbështetësve, rrjedh pjesërisht nga paraqitja e tij e sinqertë e kundërshtarëve të tij politik jo si një opozitë besnike, por si një forcë armike. Kritikët ia kthejnë kusurin: ata e urrejnë presidentin, dhe tani që gjeneralet e Trumpit janë zhdukur, cilido në administratën e tij nuk njeh kufij. Rregulli i Miç Mekonell, është ngritur në statusin e një dogme: Nëse fiton ana jote, hymbet e imja. Prandaj, asgjë nuk është më e rëndësishme se sa një fitore e palës time. Kompromisi është për dështakët.

Miti nr.2: Qeverisja e mire, nënkupton një përgjegjëshmëri në administrimin e të ardhurave

Ky është një nga mitet më të zakonshme të politikës moderne amerikane: demokratët dorëlëshuar tatojnë dhe shpenzojnë shumë; republikanët janë të fiksuar pas buxheteve të balancuara. Kur mori detyrën, Trump u zotua jo vetëm të balancojë buxhetin për të shlyer të gjithë borxhin kombëtar brenda 8 viteve. Ndërkohë, deficiti i projektuar në vitin aktual fiscal, do të jetë sërish 1 trilion dollarë.

Miti nr.3: Drejtësia është e verbër ndaj politikës

Emërimi i Bret Kavanoug në Gjykatën e Lartë, dhe polemikat që shoqëruan konfirmimin e tij, treguan se kjo gjykatë dekadat e fundit është bërë një vend për avancimin e një axhende partiake. Për pasojët anëtarët e saj mbajnë tashmë etiketa të padukshme në togat e tyre të zeza, duke u identifikuar si anëtarë liberalë apo konservatorë, në përputhje në fakt, me pozita e demokratëve apo republikanëve. Për çështjet e nxehta – si e drejtat e armë-mbajtjes dhe ajo e abortit – puna e tyre është të veprojë në përputhje me rrethanat.

Miti nr.4: “Njerëzit e mençur”, janë vërtetë të tillë

Për ta mbajtur Amerikën të sigurtë, për të mbrojtur interesat themelore të vendit, si dhe për të promovuar paqen, presidentët amerikanë që nga Lufta e Dytë Botërore, kanë kërkuar këshilla nga një grup i vogël ekspertësh të politikës së jashtme, që pretendohet se kanë njohuri të specializuara mbi atë se si fuksionon bota, dhe rolin e duhur të SHBA-së në të.

Si një kandidat presidencial, Trump e shprehu hapur përbuzjen për këtë elitë. Tani ai prakrikon versionin e njeriut “më të mirë dhe më të ndriçuar””, një këshilltari të sigurisë kombëtare që beson se “për të ndaluar Iranin nga pasja e bombës bërthamore, bombardojeni këtë vend”.

Miti nr.5: Gjiri Persik përbën një interes jetik mbi sigurinë kombëtare të SHBA-së

Për dekada me radhë, na është thënë se Gjiri Persik është thelbësor për të ruajtur mënyrën tonë të jetesës. E thënë ndryshe thelbi është: Ata kanë naftë, dhe ne kemi nevojë për të. Në fakt, ne nuk kemi nevojë për naftën e tyre. Për më tepër, djegia e gjithë naftës përshpejton ndryshimet klimatike, të cilat përbëjnë një kërcënim më të madh për mirëqenien e popullit amerikan, se sa çdo gjë që mund të ndodhë në Gji.

Ndërkohë, disa dekada të ndërhyrjes së SHBA-së në atë rajon, kanë prodhuar efektet e kundërta nga ato që patën premtuar politikëbërësit. Ndëkohë, Trump vazhdon t’u shpjogojë mbështetësve interesin e vazhdueshëm të SHBA-së në këtë pjesë të botës: auditët, si dhe shtetet e tjera të Gjirit, kanë një oreks të pangopur për armatimet amerikane.

Miti nr.6: Perspektivat për një paqe izraelito-palestineze, varen nga ndërmjetësimi i ndershëm i Uashingtonit

Trump, e ka cilësuar gjithë procesin e paqes si një mashtrim. Ai favorizon vetëm një palë në këtë konflikt, atë izraelite. Por, kjo nuk duhet të cilësohet si e habitshme. Tek e fundit, për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara kanë mbrojtur Izraelin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe gjetkë, së bashku me dhuratat vjetore prej miliarda dollarësh në armatime.

Miti nr.7: Lufta, është vazhdimi i politikës me mjete të tjera

Në fjalimin e tij vjetor, presidenti Trump tha se “kombet e mëdha, nuk zhvillojnë luftëra të pafundme”. Ishte një deklaratë e lavdërueshme. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largojë trupat amerikane nga Afganistani dhe Siria. Por, siç ndodh shpesh me këtë president, fjalët nuk përkthehen në vepra. Pra, në kundërshtim me qëllimet e shprehura qartë nga Trump, Pentagoni po planifikon të mbajë 7.000 trupa amerikane në Afganistan për 3-5 vjet të tjera, ndërkohë që gjithashtu mban një prani aktive edhe në Siri. Me fjalë të tjera, luftërat e pafundme nuk do të përfundojnë së shpejti.

“Lobelog” – Bota.al

FacebookTwitterGoogle+