Fjalë Kyçe

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë brenda ditës

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë brenda ditës

Edhe shtatë persona kanë humbur jetën si pasoj e Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke çuar në 192 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Siç ka njoftuar IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.