Fjalë Kyçe

Shtatorja e Adem Jasharit që po cilësohet si karikaturë dhe skandal, u përurua sot në Prizren

Shtatorja e Adem Jasharit që po cilësohet si karikaturë dhe skandal, u përurua sot në Prizren

Qyteti ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, për 28 Nëntor u bë mikpritësi i heronjve të kombit në bronz.

Shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari u zbulua në një qendër tregtare të qytetit. Por, ajo po merr kritika të ashpra për shkak të formës së heroit të cilën artisti është munduar ta glorifikojë.

Në sfond të shtatores së heroit është vendosur slogani “Liria ka emër” që u aktualizua së fundi për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po përballen me akuza për krime lufte.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kësaj ‘vepre arti’. Mushkolaj ka thënë se komandanti Adem Jashari nuk meriton këso lloj karikature.

Në përurimin e shtatores morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni dhe nipi i komandantit, njëherit edhe kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari.