Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin ndjen se është mashtruar nga këshilltarët e tij ushtarakë, gjë që ka rezultuar në tensione të vazhdueshme mes tij dhe udhëheqjes së tij ushtarake.
“Ne besojmë se Putini po keqinformohet nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse dhe se si ekonomia ruse po gjymtohet nga sanksionet, sepse këshilltarët e tij të lartë kanë shumë frikë t’i thonë të vërtetën,” tha drejtoresha e Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield.
Ajo tha se ishte gjithnjë e më e qartë se pushtimi rus i Ukrainës kishte qenë një “gabim strategjik” që do ta linte atë më të dobët në terma afatgjatë.