Fjalë Kyçe

Shtëpia e Messit si Meka: Nuk lejohet fluturimi i aeroplanëve mbi të

Shtëpia e Messit si Meka: Nuk lejohet fluturimi i aeroplanëve mbi të

Në Gava të Barcelonës ku jeton futbollisti i njohur argjetinas Lionel Messi, nuk lejohet fluturimi i aeroplanëve në ato pjesë, dhe e gjithë kjo për arsye se njihet si një pjesë e qetë ku jetojnë shumë kafshë, dhe një zhurmë e tillë do t’i shqetësonte ato, shkruan Gazeta Metro.

Zëri i prodhuar nga aeroplanët e pengon jetën e kafshëve të egra dhe kjo bën që aeroplanët të detyrohen ta shmangin atë zonë të Gavas dhe të udhëtojnë mbi det. Kjo e kufizon edhe përdorimin e pistës së tretë të El Prat, një problem që ka ngjallur shumë debat.

Një fakt të tillë e ka konstatuar edhe  presidenti i kompanisë ajrore ‘Vueling’ i cili duke folur për mundësinë e zgjerimit të një piste tha se  se vendimi që aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi zonën ku është shtëpia e Messit ua kufizon atyre opsionet.

“Aeroplanët s’mund të fluturojnë mbi aty ku jeton Messi, sepse zhurma e pengon jetën e kafshëve të egra ”, ka sqaruar Javier Sanchez-Prieto.

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me prezencën e Lionel Messit aty. Ajo zonë e Gavas ka ligje të ambientit që nuk lejojnë rrugët e aeroplanëve të kalojnë mbi atë hapësirë ajrore.

Ndërsa, kujtojmë që edhe në Mekë fluturimi është i ndaluar. Kjo pasi prania e fushës magnetike mbi atë vend dhe prania e vakumeve ajrore mbi xhami, pengojnë fluturimet e avionëve mbi të.