Sikur mos t’i mjaftonte vetëm lëndimi, Karim Benzema e gjeti shtëpinë e plaçkitur kur u kthye nga ndeshja e Real Madridit me Elchen të dielën pasdite.
Java e kaluar nuk ka qenë aspak e mirë për Benzeman.
Gjatë ndeshjes kundër Elches, sulmuesi francez u detyrua ta braktisë fushën në minutën e 58-të pasi u lëndua. Paraprakisht ai e kishte humbur penalltinë duke dështuar ta kalojë Realin në epërsi në barazimin 2:2 me Elchen.
Pas ndeshjes, ai e njoftua se hajnat e kishin plaçkitur shtëpinë e tij gjatë kohës së ndeshjes, sipas mediave spanjolle.
Raportohet se hajnat e thyen shtëpinë e tij përmes kopshtit. Shtëpia luksoze e 33-vjeçarit gjendet në San Sebastian de los Reyes.
Nuk kishte njeri në shtëpi kur ndodhi vjedhja.
Kjo s’është hera e parë që shtëpia e Benzemas plaçkitet dhe ndodhi për herë të dytë në kohën kur sulmuesi ishte i angazhuar me Real Madridin.