Një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.
I njëjti deklaron se në shtëpinë e tij ka pasur një sasi ari.
Nuk raportohet për të lënduar./Gazeta Alo/