Fjalë Kyçe

Shtetasi i Shqipërisë që vrau me thikë një person dhe plagosi dy të tjerë në Gjakovë dyshohet se është me probleme mendore

Shtetasi i Shqipërisë që vrau me thikë një person dhe plagosi dy të tjerë në Gjakovë dyshohet se është me probleme mendore

Një person ka vdekur e dy të tjerë janë plagosur nga një therje me thikë që ka ndodhur në fshatin Bardhaniq në Komunën e Gjakovës.

Drejtori i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Lumni Graishta ka konfirmuar se i dyshuari për këtë rast është shtetas i Shqipërisë.

Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se i dyshuari është person me probleme mendore.
I njejti ishte marrë nga familja e viktimës për t’u strehuar në shtëpi.

Reporteri.net merr vesh poashtu se gruaja e plagosur është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, kurse djali është në gjendje të rëndë.

Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.