Fjalë Kyçe

Shtetasit gjermanë që hyjnë në Kosovë duhet të karantinohen 7 ditë, ose të kenë testin PCR negativ

Shtetasit gjermanë që hyjnë në Kosovë duhet të karantinohen 7 ditë, ose të kenë testin PCR negativ

Shtetasit e Gjermanisë tani e tutje nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e pasur një test PCR-negativ.

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shteteve me rrezik të lartë infektimit.

Kështu ka njoftuar edhe një kompani ajrore në Kosovë.

Sipas vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë shtetasit gjermanë, me pasaportë gjermane, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR negativ ose duhet të karantinohet 7 ditë.

Ky vendim nuk vlen për udhëtarët që kanë pasaportë kosovare e udhëtojnë nga Gjermania në vendlindje, shkruan IndeksOnline.

“Përshëndetje, të nderuar bashkëpunëtorë dhe klientë.

Ju njoftojmë se pas vendimit nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova e ka futur në listë të zezë (rrezikshmëri të lartë) Gjermaninë dhe që vlen për çdo pasagjerë nga sot që vjen në Kosovë duhet ta ketë testin PCR ( negativ ) ose duhet të karantinohet 7 ditë. Mirëpo kjo vlen vetëm për shtetasit gjermanë që kane pasaporte gjermane. Vlen të ceket që ata që jetojnë në Gjermani dhe posedojnë dokumente kosovare, nuk kanë nevojë të hyjnë në karantinë ose të kenë testin për Covidin-19

Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.