Shteti me vendimin e sotëm ka mbyllur 7 mijë vende të punës dhe i ka humbur mbi 14 milionë euro në vit tatime prej industrisë së lojërave të fatit.
Sipas Doganës së Kosovës të hyrat vjetore nga kazinotë, bastoret dhe lokalet që ushtrojnë veprimtari të ngjashme arrin shifrën prej 15,874,729.84 euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Mirëpo në bazë të rezolutës të miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, shteti do t’i humb për çdo vit këto shifra milionëshe.
Rezoluta e miratua sot në Kuvendin e Kosovës e cila ishte iniciuar nga opozita për mbylljen e lojërave të fatit kishte ardhur pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit, në Suharekë dhe në Lipjan.
Kjo rezolutë e opozitës ka kaluar me 74 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ndërsa kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka marrë shumë seriozisht rezolutën e miratuar sot nga deputetët e kuvendit. Përmes një postimi në llgoarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit.
“Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj.
Por lidhur me këtë miratim të rezolutës ka reaguar edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Sipas tyre mbyllja e kazinove dhe lokacioneve të lojërave të fatit sipas KMDLNj-së nuk do ta ulin shkallën e kriminalitetit por rrtitja e pranisë së shtetit ligjor, kontrollet dhe mbikëqyrja e rregulltë, duke i detyruar t’i përmbahen rregullave fiskale, sigurisht se do të ndikonin dhe do të kontribuonin në uljen e krimit si dhe në rritjen e shkallës së mbledhjeve të taksave dhe tatimeve e që nuk është bërë deri më tani, në deklaratën.
Kurse Policia e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë të jashtëzakonshme për sot, e cila i dedikohet një operacioni policor i cili ashtë realizuar në shkallë vendi ndaj lojërave të fatit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se që nga mëngjesi ka filluar një operacion sa i përket lojërave të fatit.
Nënkoloneli i divizionit kundër korrupsionit, Agron Nezaj ka deklaruar se në këtë operacion policor, ka përshirë inkuadrimin e mbi 1000 zyrtarëve policorë, të Doganës dhe të ATK-së. “Regjioni i Prishtinës 65 lokacione. Mitrovica e jugut 22,e veriut 21 lokacione, Peja 25, Gjakova 12, Ferizaj 34 lokacione, gjithsej janë bastisur 235 lokacione. Deri më tani, nga ATK janë mbyllur 35 lokale lojëra të fatit, ndërsa 118 aparate janë konfiskuar nga dogana”, ka thënë Kelani.