Fjalë Kyçe

Shtohen telashet, një variant tjetër i koronavirusit zbulohet në Nigeri

Shtohen telashet, një variant tjetër i koronavirusit zbulohet në Nigeri

Një variant i ri i koronavirusit duket se po përhapet në Nigeri, ka thënë kreu i autoritetit për kontrollim të sëmundjeve në Afrikë, ndërsa ka shtuar se duhet më tepër hulumtim, raporton agjencia Reuters.

Lajmi ka ardhur pasi që Britania e madhe dhe Afrika e Jugut kanë raportuar për variante të reja të virusit SARS-CoV-2, që duket se është më infektues, duke çuar te pezullimet e udhëtimeve.

“Është variant më ndryshe nga variantet nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut”, ka deklaruar John Nkengasong, drejtor i Qendrës së Afrikës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) në një konferencë për media nga Addis Ababa. “Njëri që po e shohim në Nigeri, dhe është i bazuar në të dhëna shumë të kufizuara, ka mutacionin 501”, ka thënë Nkengasong, duke iu referuar variantit 501.V2 të identifikuar në Afrikë të Jugut dhe të bërë publike nga zyrtarët e shëndetit publik atje më 18 dhjetor.

Nkengasong ka thënë se do të hulumtohen më tepër mostra.

Nigeria, shteti me më së tepërmi banorë në kontinentin e Afrikës, me mbi 200 milionë, ka parë numër dukshëm më të vogël të rasteve me koronavirus sesa në shtetet tjera.

Shifra totale ka kaluar atë 80 mijë. Ndërkohë për herë të parë është kaluar shifra e 1000 rasteve ditore këtë muaj.