Fjalë Kyçe

Shtohen telashet tek Inter, tjetër rast me koronavirus

Shtohen telashet tek Inter, tjetër rast me koronavirus

Tjetër problem serioz për Antonio Conten para ndeshjes së të dielës, kundër Torinos.

Pas infektimit të Marcelo Brozovicit me Koronavirus, tekniku nga Salento duhet të bëjë edhe pa Aleksandar Kolarov, për të njëjtën arsye, pasi serbi rezultoi pozitiv pas kthimit nga grumbullimi me përfaqësuesen e Serbisë.

Ky është rasti i nëntë me koronavirus në radhët e zikaltërve që nga fillimi i sezonit, pas emrave të tillë si Radu, Skriniar, Bastoni, Nainggolan, Young dhe Gagliardini, të cilët janë shëruar, dhe Padellit dhe Brozovicit, që u testuan pozitivë në javët e fundit.

Kolarov, përvec ndeshjes kundër Torinos, mund të humbasë edhe përballjen me Real Madridin në Champions. Nëse Kolarov do të negativizohet brenda nëntorit, Conte mund ta ketë në dispozicion për ndeshjen me Sassuolon më 28 nëntor.