Fjalë Kyçe

Shtyhet rezultati përfundimtar për tekste të reja

Shtyhet rezultati përfundimtar për tekste të reja

Rezultatet përfundimtare të fituesve të teksteve shkollore nuk pritet të shpallen javët në vijim.

Një gjë e tillë, siç merr vesh Koha Ditore, është shtyrë në afat të pacaktuar, ndonëse ka qenë e paraparë të ndodhë këtë javë. Kjo shtyrje, sipas burimeve, është bërë për shkak të pakënaqësive të shumta të shtëpive botuese.

Ministria e Arsimit nuk i është përgjigjur gazetës se kur do të dalin rezultatet përfundimtare.

Rezultatet preliminare të teksteve shkollore u shpallën javë më parë. Fituesja më e madhe doli shtëpia botuese “Dukagjini”.

Grupi KOHA ka raportuar javën e kaluar për pakënaqësitë e shumta që ka nxitur ky proces tek shtëpitë e tjera botuese.

Brenda një muaji kanë dhënë dorëheqje dy anëtarët e Këshillit të Ekspertëve për Programe dhe Tekste Shkollore (KEPTSH), Fadil Grajçevci dhe Sefer Avdiaj. Pakënaqësitë e tyre lidheshin me emërimin e recensentëve, me punën e tyre jo të bazuar në legjislacionin në fuqi dhe me shpalljen e rezultateve nga MASHT-i pa raport përfundimtar të Këshillit.