Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e huazimit-blerjes nga Barcelona për anësorin Neymar, raporton RAC1.
Ndërsa PSG është e gatshme ta lërë Neymar të largohet, ata duan të paktën 222 milionë euro dhe jo ndonjë marrëveshje tjetër.
Edhe nëse Barca do të pranonte të paguante atë shumë vitin e ardhshëm, pas një huazimi, PSG nuk beson se kampionët e Ligës do ta bënin pagesën me një shumë të madhe, që është një tjetër pikë pse klubi francez nuk do ta shes yllin e vet, përcjell lajmi.net.
Kampionët e Ligue 1 do ta pranonin shitjen e braziliani vetëm nëse paguhen para ‘cash’ 222 milionë euro, aq sa u shit nga Barca në vitin 2017.
Kjo do të thotë se presidenti Josep Maria Bartomeu nuk do tentojë më blerjen e 27-vjeçarit.
Me shumë mundësi, Neymar do ta kalojë sezonin e ri në Francë.