Fjalë Kyçe

Shukri Paqarada: “Miloti është potenciali më i madh shqiptar i së ardhmes”

Shukri Paqarada: “Miloti është potenciali më i madh shqiptar i së ardhmes”

Ish legjenda e skuadrës së Prishtinës, portieri i njohur Shukri Paqarada në një prononcim për Gazetë Alo ka folur për yllin Milot Rashica të cilin e sheh si potenciali më të madh shqiptar të së ardhmes.

“Miloti është potenciali më i madh shqiptar i së ardhmes”, ka thënë fillimisht Paqarada.

“Në qoft se Jovic kushton 70 – milion, për mua Miloti vlen 100 – milion. Këtë do ta tregoj e ardhmja. Unë besoj Rashica do ti mbërrin kulmet e futbollit botëror”, ka deklaruar Shukri Paqarada për Gazetën Alo.

Paqarada pas 9 viteve të kaluara me grupmoshat e Bayer Leverkusenit dy vite më parë është tërhequr nga kjo pozitë për shkak që të jetë më afër Leartit, -futbollisti i Kombëtares së Kosovës, njëherit biri i legjendes Shukri Paqarada.

Ish portieri historik i Kosovës tani punon si këshilltar dhe vëzhgus i David Thil, trainer i portierëve në Bundesligë.