Shumë shpejt në shumë shkolla nëpër Kosovë numri i nxënësve do të jetë një shifror për shkak të migrimit të qytetarëve në Evropë. Këtë paralajmërim të frikshëm e ka dhënë Agron Demi, nga Instituti GAP.
“Nëntë shkolla në Komunën e Kamenicës kanë nxënës që nuk arrijnë numra dy shifrorë, apo 1 deri 9 nxënës për tërë shkollën. Në shumicën e klasave është vetëm një nxënës. Në anën tjetër, numri i mësimdhënësve ka shkuar vazhdimisht duke u rritur. Për mbylljen e këtyre shkollave, Kryetari i Kamenicës ka kërku referendum lokal, i cili qenka refuzu nga KQZ”, ka shkruar Demi në Facebook.
Sipas tij, “shumë shpejt, ky fenomen do të shfaqet në shumicën e komunave të Kosovës. Për shkak migrimit të brendshëm dhe të jashtëm (si dhe rënies së natalitetit), numri i nxënësve është duke rënë dukshëm, përderisa partitë politike vazhdojnë me i mbushë shkollat me argat të politikës, më shumë se sa punëtorë të dijes”.
Grafikoni më poshtë pasyqron trendet e rënies së numrit të nxënësve në krahasim me numrin e personelit në shkollat e Kosovës.