Fjalë Kyçe

Shumica e rasteve të reja me koronavirus vijnë nga Prishtina

Shumica e rasteve të reja me koronavirus vijnë nga Prishtina

Janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus, në Kosovë, ndërsa 7 prej tyre janë nga Komuna e Prishtinës.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

“Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti.