Fjalë Kyçe

Shurdhani ftohet për të dëshmuar në Gjykatën Speciale

Shurdhani ftohet për të dëshmuar në Gjykatën Speciale

Anëtari i Shtabit të Brigadës 162 “Agim Bajrami, Jenuz Shurdhani ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

Kjo ftesë i është kumtuar me 3 Shtator për tu paraqitur me 17 shtator në zyrat e Speciales në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit.

“Edhe Jenuz Shurdhani do ta dëshmojë̈ si gjithë̈ pjesëtarët tjerë̈ të UÇK-së se Lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër për çka ka marrë edhe përkrahjen e NATO-së në krye me SHBA -së. Rrënoftë̈ UÇK -ja ! Lavdi Dëshmorëve të Kombit ! Nderim luftëtarëve të lirisë̈”, thuhet në njoftimin e OVL-UCK, dega Kaçanik.

Kohëve të fundit janë shtuar ftesat nga Gjykata Speciale si për dëshmitarë ashtu edhe për persona që kanë aktakuzë.