Fjalë Kyçe

Shyhrete Behluli publikon baladën “Pendimi”

Shyhrete Behluli publikon baladën “Pendimi”

Shyhrete Behluli sapo ka publikuar këngën e re.

Shyhrete Behluli vazhdon të jetë aktive me projekte të reja muzikore, ajo publikoi baladën “Pendimi”, shkruan lajmi.net.

Kësaj kënge që ka për temë dashurinë, këngëtarja ia shoqëroi edhe videoklipin, në të cilin vjen elegante në secilën skenë.

Shyhretja mendoi për fansa edhe gjatë kohës së pandemisë, andai publikoi projektin e ri, për tekstin e të cilit është kujdesur Fifi, ndërsa videoklipi u punua nga Vizion Media.

Ajo periudhën e pandemisë e kaloi bashkë me familje larg zhurmës së qytetit, në vilën e tyre në Brezovicë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Shyhrete Behluli me titull “Pendimi”.