Pjesë e klipit është edhe Nexhmije Pagarusha.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Belhuli në bashkëpunim me Learta Jakupin, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, përcjell rtv21.tv
Vetë bilbili i muzikës shqipe është pjesë e videoklipit si dhe kënga është publikuar pikërisht në 86-vjetorin e lindjes së saj.
https://www.youtube.com/watch?v=zgX4XI2K-2s