Fjalë Kyçe

Si do të duket Liverpooli gjatë verës? Gjithnjë e më shumë po flitet për transferimin e disa yjeve

Si do të duket Liverpooli gjatë verës? Gjithnjë e më shumë po flitet për transferimin e disa yjeve

Si të përmirësojmë përsosmërinë? Kjo do të jetë një pyetje me të cilën Jurge Klopp do të përballet gjatë afatit kalimtar veror. Liverpool aktualisht janë skuadra më e mirë në Evropë. Ata janë afër të fitojnë Premierligën për herë të parë që nga viti 1990. Shpesh thuhet se është e rëndësishme që skuadrat të forcohen teksa janë në më të mirën e tyre, por transferimi i lojtarëve për të përmirësuar cilësinë e formacionit të përhershëm të Liverpool, është një sfidë e madhe.
Njerëzit më të rëndësishëm në klub, përfshirë edhe trajnerin Jurgen Klopp, janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është t’u përmbahen parimeve që e kanë sjellë klubin ku është tani. Ata nuk do të marrin asnjë vendim që do të rrezikojë diçka që është ndërtuar gjatë sezoneve të fundit.

Liverpool janë të interesuar në disa futbollistë të klasit botëror, si Kylian Mbappe, Jadon Sancho dhe Kai Havertz. Për shumë arsyje, asnjëri prej tyre nuk pritet të transferohet në Anfield këtë verë. Pavarësisht se Liverpool ka para të mjaftueshme në dispozicion, klubi nuk do të paguajë shuma të mëdha. Për shembull, Bayer Leverkusen e vlerëson Havert më shumë se 90 milionë euro, dyfishi i asaj që Liverpool mendon se vlen reprezentuesi gjerman. Përkundër faktit që e pëlqejnë këtë lojtar, ‘The Reds’ nuk do të arrijnë marrëveshje shkaku i çmimit.
Në Mbappen dhe Sanchon, duhet investuar edhe më shumë para. Situata e vetme ku Liverpoolin mund ta imagjinoni duke bërë një transferim rekord është nëse një yll në një ekip vendos të largohet.

Sa i përket largimeve, Adam Llallana dhe Nathaniel Clyne do të largohen nga klubi. Liverpool ka fuqinë financiare për të sjellë zëvendësime të nivelit të lartë, falë punës së tyre të mirë në këtë fushë.
Klopp dhe bashkëpunëtorët e tij, do të marrin vendime brenda dy muajve edhe në lidhje me lojtarët e rinj që kanë promovuar këtë sezon.