Fjalë Kyçe

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Vendi ynë do të vijojë të mbetet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo situatë vjen si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat do të mbeten prezent gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit.

Gjatë gjithë javës mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

IHMK ka bërë të ditur se java do të jetë e favorshme për bujqit për t’i mbjellë kulturat vjeshtore, pasi që ditëve të fundit patëm reshje në sasi të konsiderueshme shiu dhe jemi brenda afatit kohor të mbjelljeve të kulturave vjeshtore.