Nesër besmitarët myslimanë festojnë Bajramin. Një urim i zakonshëm për njëri-tjetrin është karakteristikë e kësaj feste.
Gjuhtarët këshillojnë që nesër besimtarët ta urojnë njëri-tjetrin në shqip.
Faqja “VËREJTJE DHE RREGULLA GRAMATIKORE” ka shkruar në Facebook se si duhet të bëhet urimi.
Postimi i plotë:
Kur të urojmë nesër, le të urojmë shqip!
Le të themi “Bajrami i Fitrit” dhe jo sipas sintaksës turke “Fitër Bajrami”!
Le të urojmë: “Gëzuar Bajramin!”, “Urime për Bajramin!”, ose edhe “Përhajr Bajrami!”!
Por, kurrsesi jo “Urime Bajrami!” dhe jo “Urime Bajramin!”!
Për një “për” të mos e prishim Ramazanin!
~Prof. Ilmi Rexhepi